Austria Schulnetzwerk

Mbill një pemë …

LajmComments Off on Mbill një pemë …


Pasi klasa 3a kishte trajtuar temën e mbrojtjes së mjedisit në orën e mësimit të gjuhës gjermane, u krijua ideja për të vënë në praktikë idetë e fituara rreth temës: “Mbill një pemë dhe ruajmë nënën Tokë!” – Ky ishte titulli edhe i disa posterave, që zhvilloi klasa 3a në mësimin e “Teknikës së medias” me mësuesin Florian Offner.
Më 6 dhjetor u realizua në praktikë ky projekt: 20 pemë ulliri dhe 10 pemë molle u mbollën në një pronë të siguruar nga Urdhri i françeskanëve, me qëllim që të lihet një kontribut i dukshëm për mjedisin pranë shkollës. Projekte të ngjashme janë të mirëpritur!

07. 12. 2017 Markus Offner Fotot: Orens Magilaj, 3a

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”