Bashkёbisedim letrar nё biblotekёn e shkollёs

LajmComments Off on Bashkёbisedim letrar nё biblotekёn e shkollёs

A ju nevojitet leximi pёr tё ndёrtuar njё tё ardhme tё mirё profesionale? Thelbёsisht Jo! Mbi kёtё pistё ndёrtohen urat e bisedёs pёr tё mbёrritur tek arsyetimi:
Pse tё lexojmё atёherё? Mund tё shohim filma, lexojmё kuota…
Si tё lexojmё dhe si tё zgjedhim pёr tё lexuar?
Libri dhe teknologjia…Ndёrveprimi me mjedisin social, nё pozitat “jashtё mode” tё lёxuesit…
Orientimi nё njё treg kaotik botimesh… mes librave tё reklamuar, best seller, librat motivues…

Kёto ishin disa nga pikat orientuese tё bashkisedimit letrar i cila u zhvillua nё biblotekёn e shkollёs sonё, mё 07.06.2017, bisedё e cila u drejtua nga e ftuara znj. Suela Mino Bala, drejtore e biblotekёs sё qytetit tё Lezhёs.
Qёllimi i kёtij bashkёbisedimi ishe nxitja e nxёnёsve pёr tё lexuar duke diskutuar mbi vlerat dhe mundёsitё qё do tё kenё nё formimin e tyre.
Ky aktivitet ishte me interes pёr nxёnёsit tё cilёt u shprehёn tё kёnaqur qё ishin pjesё e kёtij takimi.
Kёto janё disa opinione tё nxёnёsve pjesёmarrёs:

“Bashkёbisedimi me znj. Suela ishte me shumё interes dhe i vlefshёm pёr ne si nxёnёs tё njё shkolle teknike duke na treguar se leximi ёshtё mjaft i vlefshёm pёr tё kuptuar vetveten dhe gjithashtu pёr zgjerimin e horizontit.” Arber Muça

“Bashkёbiseda mё shfaqi nje pikёpamje tjetёr nga bota e letёrsisё. Gёzohem qё mund tё isha pjesё e kёtij projekti.” Sidi Beqiraga

„Ishte njё ide shumё e bukur tё marrёsh pjesё nё njё bashkёbisedim me njё njeri e cila e vlerёsonte letёrsinё nga ndjenja, nga kuptimi i jetёs. Mё pёlqente mёnyra sesi shpjegonte dhe fliste pёr letёrsinё dhe autorёt. Do doja qё tё takoheshim pёrsёri.” Gertruda Rrotani

“Takimi letrar ishte shumё i kёndshёm dhe jam shumё i gёzuar qё isha pjesё e tij. Ky bashkёbisedim mё bёri qё tё shoh leximin nё njё aspekt tjetёr nga ajo qё e kisha parё deri tani.“ Arens Demalija

07.06.2017 Brunilda Kapcari Mikela Lekaj
Foto Aldo Sheldija

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”