Përfundimi i kursit të gjuhës gjermane në Vau i Dejës

LajmComments Off on Përfundimi i kursit të gjuhës gjermane në Vau i Dejës

Të premten, më 09.06.2017, iu dorëzuan pjesëmarrësve të kursit të gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare Vau i Dejës, çertifikatat e pjesëmarrësjes në kurs. Të pranishëm ishin drejtori i shkollës z. Josef Fasching, drejtuese e projektit Mikela Lekaj, koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner, zonja Maria Hönigsberger dhe mësuesja Rita Vuksani. Ata uruan nxënësit për përfundimin e suksesshëm të kursit të tyre duke shpresuar që kursi të vijojë edhe vitin e ardhshëm shkollor. Ky kurs në Vau i Dejës është kursi i fundit që përmbyllet në kuadër të projektit „ Gjuha Gjermane në Shqipërinë e Veriut“ për vitin shkollor 2016/17. Falenderojmë shumë Ministrinë Austriake të Arsimit, e cila financoi projektin.

12.06.2017 Markus Offner Foto: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”