Austria Schulnetzwerk

Konkursi i leximit Shkolla “Shejnaze Juka” (klasa e 10-të) – Shkolla Austriake “Peter Mahringer” (2AB)

LajmComments Off on Konkursi i leximit Shkolla “Shejnaze Juka” (klasa e 10-të) – Shkolla Austriake “Peter Mahringer” (2AB)


Konkursi i tretë i leximit ndërmjet Shkollës së Gjuhëve të Huaja dhe Shkollës Austriake, këtë vit u zhvillua më 23 maj në formën e një konkursi miqësor.
Nga 10 pjesëmarrësit e secilës prej dy shkollave, u formuan 10 skuadra me nga dy nga nxënës. Ata garonin kundër njëri-tjetrit dhe lexonin tekste për tema të ndryshme.
Juria me katër persona vlerësoi pjesëmarrësit sipas kritereve të përcaktuara mirë dhe pas një konsultimi të gjatë përcaktoi tre skuadrat më të mira.

Vendi i parë: Skuadra 3 – Marsel Hoxha (GJ GJH) + Erbli Haxhaja (SHK A)
Vendi i dytë: Skuadra 1 – Flavio Cekaj ( GJ GJH) + Drian Hoxha (SHK A)
Vendi i tretë: Skuadra7 – Marsild Suloavdulaj (GJ GJH) + Samanta Preka (SHK A)

Tre skuadrat e para morën certifikata, të gjithë pjesëmarrësit morën vërtetime për pjesëmarrjen e suksesshme në konkurs.
I falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen e tyre dhe i përgëzojmë për suksesin e arrirë!

Mikela Lekaj
Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”