Konkurs tematiko-letrar në bibliotekën “Marin Barleti”

LajmComments Off on Konkurs tematiko-letrar në bibliotekën “Marin Barleti”


Kësaj të shtunë, me datë 3. 02. 2018, në ambientet u zhvillua në bibliotekën « Marin Barleti » një konkurs tematiko-letrar mes klasave 8B, 9D, 2A dhe 2B, nën kujdesin e mësueses Benardina Shahini. U lëvrua zhanri i poezisë, prozës poetike dhe i esesë. Ndër 70 krijime të punuara, u përzgjodhën 15 më të mirat. Nxënësit Toni Guli dhe Edri Kopliku na shoqëruan gjatë gjithë kohës me tingujt e lehtë të kitarës dhe në dy këngë, nxënësja Edona Zefi, iu bashkua me tingujt e violinës, duke na dhënë çaste vërtetë të bukura dhe emocionuese. Këto nxënës janë nga klasa e 8 B. Aktiviteti filloi me fjalën hyrëse të mësueses, ndërsa prezantimin e aktivitetit e bëri nxënësja e klasës së 2 B, Samanta Preka.
I ftuar i veçantë ishte poeti i mirënjohur shkodran, David Boseta, i cili i dha çmimin e « Krijimit më të realizuar artistikisht » nxënëses Ambra Muça, drejtori i bibliotekës z. Gjovalin Çuni së bashku me znj. Albana Komi i dhanë çmimin e tyre si « Miku i librit » nxënësit Edri Kopliku, nxënëset Eridona Bibaj dhe Ana Bushgjokaj i dhanë çmimin e tyre « Krijimi më emocionues » nxënëses Ana Çobaj, dhe mësuesja organizuese i dha çmimin e « Interpretimit më të mirë », nxënëses Burona Osja.
Nxënësit që morën pjesë ishin këto :
Edona Zefi, Endri Hotaj, Edri Kopliku dhe Kejti Kalamishi nga klasa 8B; Ana Çobaj, Pamela Marku, Shpëtim Shkrelaj dhe Elio Gradeci nga klasa e 9D; Era Troshani, Tonita Gjeluci dhe Eni Mandia nga klasa 2A, si dhe Ambra Muça, Alesio Pjetrani, Anselma Nika, Megi Isufi dhe Burona Osja nga klasa 2B.
Falënderoj shumë drejtorinë e shkollës për mbështetjen, drejtorinë e bibliotekës « Marin Barleti » për ambientin e ngrohtë që na ofruan tek shtëpia e librit, si dhe të gjithë nxënësit që morën pjesë. Nxënësit punuan fort dhe kanë bërë një punë shumë të mirë.
Dhe fituesi është…… “TË GJITHË”!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”