Konferenca kombëtare „Profesionet më të kërkuara- Ekonomia shqiptare ka nevojë për aftësi të mira”

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ishte prezente më 3.11.2015 në konferencën kombëtare “The most needed professions – Albanian economy needs good skills“ në Tirana Bussiness Park, e cila u organizua nga GIZ, DIHA, FES Tirana Office. Shkolla jonë kishte në dispozicion një vend në mes të firmave dhe organizatave tjera të rëndësishme.
Shkolla Austriake u përfaqësua nga drejtoresha Mag. Gerlinde Tagini së bashku me DI Karl Mohr, i cili viziton shkollën në kuadër të një projekti nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Grave, mësuesi i  IT-së  Mag. Hajro Plaku dhe nga 2 nxënës, Dea Smakaj dhe Endrin Hoti, nga klasa 4s4, të cilët ishin të gatshëm të jepnin për publikun informacione në lidhje me shkollën. Pati vizitorë të shumtë, të cilët ishin mjaft të interesuar për shkollën tonë.
Ekonomia dhe politika shqiptare po i kushtojnë vëmendje të madhe arsimit porfesional. Konferenca i kushtohej më së shumti punëdhënësve dhe përfaqësuesve nga industria dhe arsimi. Si kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverise ashtu dhe përfaqësues ndërkombëtarë nga fusha e politikës janë të një mendimi në lidhje me nxitjen dhe zgjerimin e formimit profesional.

Hajro PLAKU, 3.11.2015

 

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”