Dita dedikuar konkurseve në IT

LajmComments Off on Dita dedikuar konkurseve në IT

Më 09.06.2017 u zhvillua për herë të katërt në Shkollën Austriake „IT Challenge Day“ („Dita e sfidave në fushën e IT-së“). Nën drejtimin e Michael Maschek përgatitën mësuesit e informatikës Alibali Bekim, Michel Philip, Kucher Andreas, Plaku Emirjola, Plaku Hajro, Öntürk Özkan dhe Wutschitz Birgit gjithsej 8 sfida për nxënësit e klasave të nënta si dhe për vitet e dyta. U formuan gjithsej 24 skuadra, të cilat luftuan maksimalisht për të arritur pikët maksimale në këto sfida. Edhe këtë vit, si vitin e kaluar, u bë regjistrimi i skuadrave dhe publikimi i pikëve përmes faqes së posaçme zyrtare.

„Nxënësit njihen me shkollat e mesme“ një bashkëpunim i organizuar nga mësuese Emirjola Plaku së bashku me znj. Sidita Bazhdari, ku dhe disa nxënës/e të shkollave 9-vjeçare të qytetit tonëjp vetëm që mund të merrnin pjesë në sfida dhe të zbulonin interesin e tyre për teknologjinë e informacionit, por dhe të çonin disa çmime në shtëpi.

Gjatë etapave të ndryshme u testuan njohuritë e nxënësve në fushat: teknikë rrjetesh, teknikë mediatike, elektronikë dhe sisteme teknike. Gjatë sfidave nuk bëhej fjale për riprodhimin e të mësuarës, por më shumë rëndësi për të merituar ngjitjen në podiumin e ndërtuar me kompjutera të vjetër apo për të marrë çmime kishin aftësitë tjera si: koordinimi frytdhënës i skuadrës, shpejtësia dhe menaxhimi i problemeve në raste urgjente,

Përveç sfidave si “Tipp King or Queen” ose “Bowling for Glory”, këtë vit kishte sërish “Real Life Pacman”, ku përmes efekteve audio dhe kostumeve të përpunuara me shumë mund, u imitua loja e vjetër „Pacman“ e viteve 1980. Më tej vijoi “Foto Treasure Hunt”, një aktivitet, ku ata trajnohen për përdorimin e kamerave dhe orientimin në ndërtesa, kurse “Feed the Terminator”, ishte një sfidë, e cila kërkonte bashkëpunimi me robotët, dhe që gjeti një pëlqim të madh mes pjesëmarrësve.

Përveç çmimeve monetare dhe atyre material, për tju përshtatur tematikës së konkursit për vendet e para kishte kupa, të përgatitura me një pajisje saldimi, të cilat shkuan për skuadrat:

Bossat (Albert Goraj, Ambra Muca, Vivian Mustafa dhe Samanta Preka)

në kategorinë e klasave të 9-ta si dhe për skuadrën

Frames(Irena Bala, Gezim Dibra, Egli Hasmegaj dhe Brigen Ujkaj)

Falenderoj gjithashtu të gjithë mësuesit dhe nëndrejtoreshë Sidita Bazhdari, që morën pjesë në organizim! Ishte kënaqësi të punoj me ju, veçanërisht tek sheh fytyrat e nxënësve që shkëlqejnë dhe zellin e tyre për të punuar, mund të them se ia ka vlejtur i gjithë mundi!

IT Challenge Day – And the Challenge is yours.

Michael Maschek

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”