Hapja e kursit të gjermanishtes në shkollën “Mons.Lucjan Avgustini” Vau i Dejës

LajmComments Off on Hapja e kursit të gjermanishtes në shkollën “Mons.Lucjan Avgustini” Vau i Dejës


Më 20.10.2017 hapëm për të pestin vit rrallazi kursin e gjuhës gjermane në shkollën e mesme të bashkuar “Mons. Lucjan Avgustini”. Drejtori i shkollës austriake Mag. Josef Fasching, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj dhe koordinatori i gjermanishtes në shkollën austriake, në prani të drejtorit të shkollës në Vaun e Dejësit z. Marjan Peci dhe mësueses së shkollës Gjystina Simoni, përshëndetëm përzemërsisht nxënësit të cilët do të fillojne kursin duke treguar edhe një interes shumë të madh në të mësuarin e kësaj gjuhe.
Këtë vit kursi do të drejtohet nga maturantja e shkollës austriake “Peter Mahringer” Simona Simoni duke treguar kështu jo vetëm aftësi në zotërimin e gjuhes gjermane apo ato sociale dhe komunikuese por edhe aftësi në drejtimin e një kursi të këtij lloji.
Një falenderim i veçantë shkon për Ministrinë Austriake të Arsimit për mbështetjen e vazhdueshme.

23.10.2017 Mikela Lekaj, Fotot: Ehad Kraja

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”