Austria Schulnetzwerk

Gjysmëfinalja e konkursit “Rini në inovacion 2018” në Vjenë – Suksesi i ekipit “Bima.al” në kategorinë Design!

LajmComments Off on Gjysmëfinalja e konkursit “Rini në inovacion 2018” në Vjenë – Suksesi i ekipit “Bima.al” në kategorinë Design!


Pjesëmarrja e suksesshme e shkollës austriake “Peter Mahringer” me temën e diplomës “bima.al”, platforma e bimëve mjekësore në konkursin e njohur “Jugend Innovativ- Rini në inovacion”! U dorëzuan 431 projekte, 80 prej tyre ia dolën në gjysmëfinale dhe vetëm 35 kanë arritur në finale. Projekti i ekipit “bima.al” është në finale!

Nga 18 deri më 21 prill 2018, Samela Lulaj dhe Gjystina Ndou, maturante të shkollës nga klasa 5B, Shkolla Austriake “Peter Mahringer”, shoqëruar nga Prof. Gernot Scheffknecht, morën pjesë në gjysmëfinalen e këtij viti të „Jugend Innovativ“ (www.jugendinnovativ.at) në Kategorinë „Design“. Gjysmë-finalja 2018 u zhvillua në HTL Ottakring në Vjenë.
Të dy nxënëset e shkollës sonë dolën me projektin e tyre të tezës së diplomës Bima – platforma e bimëve mjekësore (www.bima.al) në fazen tjetër. Projekti i dizenjimit të uebit u realizua me idenë e sjelljes së informacionit në lidhje me përdorimin e bimëve medicinale për një audiencë të gjerë shqiptare me ndihmën e mediave moderne, me mbështetjen e mentorit kryesor të punimit të diplomës z. Christoph Schratt dhe porositësit YEA! Sipërmarrësit e rinj në Shqipëri (www.yea.al).

Udhëtimi në Vjenë ishte i vlefshëm, pasi projekti u shpërblye nga juria me biletën për në finale. Tani skuadra e “bima.al” mund të luftojë për vendet e para në finalen e Austrisë, nga 23 deri më 25 Maj 2018.
Ne u urojmë fat në finale!
Gernot Scheffknecht

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”