Fushata kombëtare e të lexuarit në muajin nëntor

LajmComments Off on Fushata kombëtare e të lexuarit në muajin nëntor


Në kuadër të fushatës kombëtare të të lexuarit, shkolla austriake “Peter Mahringer”, në bashkëpunim me bibliotekën “Marin Barleti” dhe Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, organizoi projektin me titull “Të ulemi e të bisedojmë për një libër”.
Ky projekt u organizua nga mësuesja e letërsisë: Irma Memçaj Dashi dhe nxënësit e të 9A, B: Brajan Plaku, Edona Troshani, Mejba und Rauda Kadija, Iris Sakej, Mateo Gjini, Drit Hoxha, Viktoria Leqejza, Ardit Ramaj, Ambra. Doci, Iris Haxhija, Antonela Marku)
Programi filloi me fjalën përshëndetëse të znj. Irma, nëndrejtoreshës znj. S. Bazhdari, drejtoreshës së DRKK z. Majlinda Laçaj dhe drejtorit të bibliotekës z. Gjovalin Çuni.
Pas falënderimeve për bashkëpunimin ndërmjet këtyre institucioneve u theksua vlera dhe rëndësia që ka libri si miku më i mirë i brezave të rinj.
Z. Çuni u shpreh i kënaqur që merrte pjesë në këtë prezantim e ndër të tjera rikujtoi për të pranishmit kontributin e vazhdueshëm të Austrisë në qytetin e Shkodrës, duke mos harruar dhe hapjen e bibliotekës së parë nga austriakët në qytetin tonë. Programi vazhdoi me një prezantim me shprehje të përzgjedhura nga autorë të ndryshëm, të përkthyera në gjermanisht e anglisht, të përgatitura me shumë profesionalizëm nga B. Plaku dhe E. Troshani.
Shumë emocione u përcollën nga poezitë e përzgjedhura të letërsisë austriake dhe gjermane të interpretuara (shqip dhe gjermanisht) nga vetë nxënësit e shkollës. Ishin të pranishëm dhe mediat lokale të qytetit, të cilët e përcollën me shumë interes organizmin e këtij aktiviteti.

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”