Austria Schulnetzwerk

Festojmë Krishtlindjet

LajmComments Off on Festojmë Krishtlindjet


Më 21.12.2017 u organizua për klasën e shtatë dhe të tetë në bibliotekë një festë e Krishtlindjeve. Nxënësit e këtyre klasave përgatitën një prezantim se si festohen Krishtlindjet në Austri. Së pari, u prezantuan zakonet dhe traditat e ndryshme me tekste, poezi dhe këngë. Një grup i klasës 8b madje shfaqi një skenë nga bibla. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe znj. Sidita Bazhdari për ndihmën me përkthimin e teksteve, znj. Marilda Shala për aranzhimin muzikor, Mikela Lekaj për dekorimin dhe z. Ehad Kraja për teknikën. Falë shumë nxënësve të talentuar në fusha të ndryshme, ishte një festë shumë e suksesshme, e cila i përgatiti të gjithë të pranishmet për atmosferën e bukur e të Krishtlindjeve.
Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz
Fotot: Maria Hönigsberger dhe Ehad Kraja

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”