Festa e mësuesit dhe gruas

LajmComments Off on Festa e mësuesit dhe gruas


Të gjithë e presin me dëshirë muajin mars, pasi na sjell ndër mend festat e bukura që kujtojnë figurën e mësuesit edhe të nënës. E ku ka më bukur se t’i kushtohet një ditë dhe një festë e veçantë mësuesit, i cili jo rastësisht quhet dhe prind i dytë. Ashtu siç është bërë traditë, mësueset e “Gjuhës shqipe” zhvilluan aktivitetin letrar, në të cilin u lëvrua zhanri i poezisë, esesë, pikturës dhe i videos. Nxënësit sollën mjaft krijime origjinale edhe u angazhuan me shumë dashuri për zhvillimin e aktivitetit.
Gjejmë rastin që të falënderojmë këto perla, që i shtuan bukuri dhe ëmbëlsi ditës.
U fillua me një prezantim mjaft të bukur në video, të realizuar nga nxënësit e klasës 9 A ; Braian Plaku, Ambra Doçi dhe Iris Sakej, për të vazhduar me performancën e grupit simpatik në kitara: Drit Hoxha, Jozef Nenshati, Marina Binoshaj, Rauda Kadija dhe Viktoria Leqejza, po të klasës 9 A. Kaloj vëmendja tek vajzat e klasës së 9 B : Antonela Marku, Esarda Smajlaj, Iva Havizi, Irsa Zekaj dhe Jolanda Permargjeta, të cilat sollën mjaft energji me kërcimin e tyre dhe paraqitjen mjaft rinore. Për të vazhduar më pas me nxënësen Ana Çobaj, nga klasa 9 D, e cila u prezantua me një ese në gjuhën gjermane, ku shprehi ndjenjat e saj të pastra.
Falënderojmë për angazhimin e tyre në gjinitë e lartpërmendura nxënësit e të 7 A : Anamaria Shala, nga e 7 B; Megi Rrotani, Jona Troshani, Parid Buxha, Alen Troshani; nga e 8B : Endri Hotaj, Edona Zefi, Edri Kopliku, Sara Preçi dhe Toni Guli; nga klasa 9 D : Alba Pjeshka, Elio Gradeci, Pamela Marku dhe Tom Vuksani.
Nxënësja Mejba Kadija, e cila po ec njëkohësisht mjaft mirë dhe në kompeticionin « The Voice Kids », na përshëndeti me dy këngë,ku e shoqëroi me piano Rauda Kadija, e po ashtu nxënësja Arselinda Sheqeri pushtoi sallën me zërin e saj kristal.
Për ta mbyllur, falënderojmë drejtorinë e shkollës: drejtorin Josef Fasching dhe nëndrejtoreshën Marilda Shala, të cilët dhuruan çokollata për të gjithë pjesëmarrësit, pasi: Të gjithë nxënësit ishin fitues!
Organizuan mësueset:

Irma Dashi
Benardina Shahini
Blerta Sinani

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”