Festa e fundvitit dhe ceremonia e diplomimit të maturantëve 2017/2018

LajmComments Off on Festa e fundvitit dhe ceremonia e diplomimit të maturantëve 2017/2018


Me 21. qershor u zhvillua festa e fundvitit në shkollën austriake „Peter Mahringer“.
Me prezencën e shumë të ftuarve te nderit, përfaqësuesve të DAR Shkodër dhe të bashkisë Shkoder, prinder dhe nxenes mundem tëmbyllim gëzueshëm edhe këtë vit shkollor. Programi i larmishëm i kësaj mbrëmje kishte moderatore Sara Kumanova dhe Aldo Sheldja nga klasa e 3b.
Programi u hap me himnet kombëtarë të Austrisë dhe Shqipërisë.
Drejtori Josef Fasching dhe drejtore znj. Sidita Bazhdari, përshëndetën këtë mbrëmje me anë të fjalimeve të tyre dhe falenderuan të gjithë bashkëpunëtorët për suksesin e këtij viti shkollor. Patëm nderin, që në mes të të ftuarve të nderit, të përshëndesim z. MinRat Dr. Fröhlich, i cili në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit të Austrisë dhe të Fondacionit Shkollor Austriak falenderoi stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rezultatet e arrira dhe në veçanti i uroi maturantëve gjitha të mirat në jetën personale dhe shumë suksese në profesion dhe në studime.

Një performancë e klasës së 7-të, Anamaria Shala, me këngën “Një Milion zera” nga Polina Gagarinas, hapi mbrëmjen.

Për të vijuar më pas me një premierë në Shkollën Austriake! Ana Bushgjokaj, Sindi Kastrati, Amanda Çekaj dhe Erbli Haxhaja nga 2B, Emanuel Prendi nga 9C, si dhe mësuesit Dominik Stocklasser, Frenk Kasmi dhe mësuesja Maria Hönigsberger prezantaun numra nga sporti i akrobacisë. Ata shfaqën figura me dy, tre dhe më shumë persona.

Programi vazhdoi me Jeta Alija nga 2b me këngën “The Power of Love” nga Celine Dion.

Pastaj, Ana Bushgjokaj, Samanta Preka dhe Sindi Kastrati nga 2b sollën në skenë një kërcim modern.

Drejtori Josef Fasching ftoi në skenë 3 koleget, që këtë vit kthehen në Austri. Ai i falenderoi nga zemra për punën e tyre në shkollë dhe i uroi të gjithë të mirat.
Këtë vit u shpërblyen nga ana Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit të Austrisë edhe nxënësit me nota shumë të mira nga shkolla 9-vjeçare dhe nga shkolla e mesme.

Në një fjalim mbresëlënës, drejtori i shkollës i dha maturantëve disa rekomandime për të ardhmen.
Maturantët kujtuan me anë të një filmi 6 vitet në shkollën Austriake.
Në skenë u ftuan maturantët, të cilët morën urimet nga ana e drejtorisë së shkollës.
Në fund të festës grupi i projektit i z. Heurix luajti disa këngë.
Së fundmi, së bashku të gjithë panë fishekzjarret.

Falenderojmë nëndrejtoreshën znj.Sidita Bazhdarin, znj.Marilda Shalën, z.Bekim Albali dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë që ndihmuan në organizimin e kësaj mbrëmje të bukur si dhe Brilanda Fishtën për përkthimin.

Texti: Brilanda Fishta Sulejmani
Fotot: Florian Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”