Festa e fundvitit dhe ceremonia e diplomimit të maturantëve 2016 – 2017

LajmComments Off on Festa e fundvitit dhe ceremonia e diplomimit të maturantëve 2016 – 2017

Me 14 qershor u zhvillua festa e dhjetë e fundvitit në shkollën austriake „Peter Mahringer“.
Me prezencen e shumë të ftuarve të nderit, të ambasadorit austriak në Shqipëri dhe KulturKontakt Austria, të franceskanëve, të DAR Shkodër së bashku prindër dhe nxënës përmbyllën në mënyrë festive edhe këtë vit shkollor.  Programin e larmishëm të kësaj mbrëmje e moderuan Erda Ymeri dhe Pjetro Dodani (4b) dhe Getruda Rrotani dhe Denis Grabova (3a).

Programi u hap me himnet kombëtarë të Austrisë dhe Shqipërisë. Drejtori, z.Josef Fasching dhe nëndrejtore znj. Sidita Bazhdari, përshëndetën këtë mbrëmje dhe falenderuan të gjithë bashkëpunëtorët për suksesin e këtij viti shkollor. Patëm nderin, që në mes të të ftuarve të nderit, të përshëndesim Ambasador të Republikës të Austrisë në Shqipëri,  z. Thomas Sattler   z. MinRat Dr. Fröhlich, kryetar i këshillit të Fondacionit Shkollor Austriak dhe Pader Gazmend Tinaj nga urdhëri i françeskanëve. Në fjalimet e tyre, z. Sattler dhe MinRat Dr. Fröhlich falenderuan stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rezultatet e arrira dhe në veçanti i uroi maturantëve gjitha të mirat në jetën personale dhe shumë suksese në profesion dhe në studime.

Disa nxënës të klasës së 8a shoqëruan me kitarrë një këngë të Mejba Kadija.

Poashtu Lidia Lufi ish -nxënëse e shkollës përshendeti mbrëmjen me një këngë.

Nxënësit e (3b)  prezantuan një kronikë të shkurtër rreth aktiviteteve të zhvilluara gjatë këtij viti shkollor.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta sportive gjatë këtij viti shkollor, mësuesit e fizkulturës, Ana Gjelaj dhe Nefail Zhejani shpallën dy sportistët më të mirë të vitit. Ata i dorëzuan çertifikatat përkatëse Izabela Dodanit (9a) dhe Drit Hoxha (8a).

Drejtori ftoi në vijim në skenë 7 koleget, që këtë vit kthehen ne Austri. Ai i falenderoi nga zemra për punën e tyre në shkollë dhe i uroi te gjithe te mirat. Mësuesit Philip Michel dhe Michael Mascheck, theksuan në fjalën e tyre, se shkolla për to nuk është vetëm vendi i punës,  por aty ata ishin ndjerë si në një familje.

Nxënësja Arselida Sheqeri (2a), përshëndeti këtë mbrëmje me një këngë. Me një këngë tjetër erdhën në skenë nxënëset Ana Bushgjokaj (2b) dhe Jeta Alija (9a).

Edhe këtë vit u shpërblyen nga ana Ministrisë së Arsimit të Austrisë  nxënësit me mesatare të shkëlqyer nga shkolla 9-vjeçare dhe nga shkolla e mesme. Z. Fasching dhe zoti Fröhlich ftuan në skenë nxënësit më të mirë.

Nxënësit tanë i sollën të ftuarve atmosferën e valsit vienez, të cilin e prezantuan edhe me rastin e Karnevaleve në qytetin tonë.

Vëmendja iu kushtua tashmë maturantëve të vitit shkollor 2016-2017. Klasat 5s4, 5a dhe 5b  përmblodhën në një film të shkurtër 6 vitet e bukura në bankat e shkollës dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Si shpërblim i punës së tyre, ata më në fund shtrënguan në duar diplomën e maturës austriake.

Falenderojmë nëndrejtoreshën znj.Sidita Bazhdarin dhe znj. Marilda Shalën, z. Hajro Plaku  për teknikën, nxënëset e nxënësit e klasës 4b dhe 3a për organizimin e moderimin dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj mbrëmje.

 

Teksti: Brilanda Fishta Sulejmani

Fotot: Aldo Sheldija

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”