Austria Schulnetzwerk

Kursi i ndihmës së parë

LajmComments Off on Kursi i ndihmës së parë

Të martëm më 10 janar 2017, u zhvillua në bibliotekën e shkollës nën drejtimin e menaxherit në raste krizash, Gregorio Barberi , nga Italia, një kurs i ndihmës së parë. Ky kurs u organizua nga shkolla Austriake „Peter Mahringer“ në bashkupunim me Malteser. Nga shkolla ishin pjesëmarrës Marilda Shala, Mikela Lekaj, Nefail Zhejani dhe Maria Hönigsberger.

Zoti Barberi e ndau kursin në katër pjesë:

    1. Kontrolli i funksioneve jetësore të një personi të plagosur ose të aksidentuar (ndërgjegjia, frymëmarrja, qarkullimi i gjakut)
    2. Risjellja në jetë (masazhet në zemër dhe frymëmarrja gojë –gojë)
    3. Pozicioni stabël anësor
    4. Masat në raste të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes përmes gëlltitjes apo thithjes së trupave të huaj)

Ushtrimet në lidhje me kontrollin e funksioneve jetësore dhe risjelljën në jetë u bënë me anën e një manikini ushtrimor.
Falenderojmë zotin Barberi për këtë kurs shumë të qartë dhe interesant!
Teksti dhe fotot: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”