HAPJA E SALLËS SË RE TË GJIMNASTIKËS!

LajmComments Off on HAPJA E SALLËS SË RE TË GJIMNASTIKËS!

Ambient i ri – shtysë e re! Të enjten, më 9 mars, u hap nga drejtori Mag. Josef Fasching palestra e projektuar rishtazi. Sallës së sporteve dikur shumë të vogël iu shtua magazina pranë saj dhe tani kemi një sallë dy herë më të madhe. E kuqja e ndezur e mureve motivon dhe fton për të bërë sport.
Pas fjalës së Mag. Fasching, të ftuarit mund të gëzonin demonstrimin e grupeve sportive në Bodywork dhe Aerobic Dance. Si përfundim Dominik Hoebert paraqiti së bashku me Arens Dedmaliaj nga 3a, teknikat spektakolare dhe shumë mbresëlënëse të artit luftarak të orientuar drejt mbrojtjes „Aikido“.
Pas pjesës sportive të ftuarit aktivë mund të drejtoheshin në një bufe të përgatitur shumë bukur.

Maria Hönigsberger (QIBB: Grupi i punës „Lëvizje dhe sport/ shkollë e shëndetshme“)

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”