ERASMUS+ Projekt “FUTURE ROOTS”

LajmComments Off on ERASMUS+ Projekt “FUTURE ROOTS”

Më 24 korrik deri më 6 Gusht u zhvillua në Oirschot, Hollandë aktiviteti  “FUTURE ROOTS Erasmus+”  . Morën pjesë 30 te rinj nga Shqipëria, Austria ,Romania, Hollanda dhe Nepali. Të rinjtë nga Shqipëria ishin 6 vullnetarë të “Young Enterpreneurs Albania (YEA)”, nga të cilët 5 nxënës të  shkollës austriake  (Erda Ymeri, Evis Agaj , Tea Beqi , Shendi Dibra ,Aldo Sheldija) një ish nxënës i shkollës austriake, Alfons Lazri,  ishte koordinator i grupit.

Ato iu bashkuan  një programi 10 ditor te FUTURE ROOTS, ku të rinjtë do të bashkëpunonin dhe do zhvillonin idetë e tyre  rreth temës së emigracionit dhe se si do mund të përmirësonin jetën e emigrantëve. Trajnimet ishin pjesë e këtij programi ku të rinjtë morën informacione rreth fushave të ndyshme si Enterpreneurship, se si të zhvillojnë idetë e tyre duke u bërë sipërmarrës. Idetë e zhvilluara në këtë trajnim, do të realizohen në vendlindjen e tyre.

Gjatë këtyre trajnimeve, workshopëve dhe aktiviteteve, të rinjtë kishin mundësinë që të shkëmbenin eksperiencat dhe njohuritë e tyre. Duke qenë se disa nga pjesëmarresit ishin të rinj me konceptin e një sipermarresi , paten mundesine te mesojne nga eksperiencat  e atyre qe tashme kishin njohuri rreth Enterpreneurship. Videoja e mëposhtme është produkt i 10 ditëvë punë e paraqitur si një video me një mesazh të fortë.

Përveç trajnimeve dhe workshopeve, këta të rinj mësuan më shumë rreth kulturave të vendeve të njeri- tjetrit. Gjëja më e rëndësishme e këtyre aktiviteteve nuk është paisja me çertifikatë në fund, por kontakti, të cilin këto të rinj krijojnë me njëri -tjetrin. Këto programe luajnë një rol të rëndësishëm dhe i mësojnë ata që të mos presin thjesht një ndryshim që të ndodhë, por që ndryshimi të fillojë nga vete ata duke qenë këta të parët të bëhen sipërmarrës për të ndërtuar një shoqëri dhe një të ardhme më të mirë.

Erda Ymeri

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”