Ekskursioni në Reç

LajmComments Off on Ekskursioni në Reç


Ditën e mërkurë, me datë 15.11.2017, klasa e 9A dhe 9C ,të shoqëruar nga mësuese Irma, mësuese Ana dhe mësuese Jozefina, organizuan një ekskursion në fshatin Reç. Në kuadër të projekteve, ky ekskursion u bë me qëllim që të studioheshin të veçantat e të folurës së zonës. Edhe pse moti nuk ishte shumë në favorin e nxënësve, dita kaloi jashtëzakonisht e bukur dhe argëtuese.
Një moment interesant ishte dhe vizita në ambientet e ujit „Alpin“, ku nxënësit patën mundësi të vizitonin teknologjinë e përpunimit dhe të përgatitjes së këtij uji. Me shumë dashamirësi iu prezantuan fëmijëve nga punonjësit, të gjitha proçeset e kësaj fabrike. Pas ecjes në „Pyllin e Gështenjave“ ku nxënësit u njohën nga afër me bimësinë dhe të veçantat e saj në këtë zonë, udhëtimi u permbyll me një drekë të shijshme në ambientet e restoranteve të këtij fshati.

Përgatiti: Irma Memçaj-Dashi

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”