Dorëzimi i donacionit për shtëpinë e të moshuarve Shkodër

LajmComments Off on Dorëzimi i donacionit për shtëpinë e të moshuarve Shkodër

Pas fillimit të vitit të ri shkollor, shkolla Austriake „HTL Peter Mahringer“ kishte sërish kënaqësinë për të bërë një donacion. Pas disa muajsh u dorëzua në emër të stafit të shkollës donacioni i dytë për shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Ky institucion është një shtëpi për njerëz të moshuar, të cilët jetojnë pa familje dhe kanë nevojë për mbështetje. Zoti Edmond Emini, drejtor i shtëpisë, falenderon përzemërsisht për mbështetjen dhe na tregon se në shtëpinë e të moshuarve jetojnë aktualisht 52 zonja dhe zotërinj dhe se me donacionin e shkollës Austriake do të mund të bëhen riparime dhe blerje të domosdoshme për shtëpinë. Pas një bisede informative, zoti Emini na ftoi që të vizitojmë kurdoherë institucionin e tij dhe të pijmë një kafe apo të shkëmbejmë mendime.

23.09.2016 Dir. Gerlinde Tagini

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”