Dita sportive

LajmComments Off on Dita sportive


Tashmë është bërë traditë që në shkollën tonë një herë në vit të zhvillohet dita sportive, e cila organizohet nga dy mësuesit e “Edukimit fizik” dhe ku marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollës. Këtë vit u rikthyem tek kompleksi “Zmijani”, pas një eksperience në kalanë Rozafa vitit të kaluar. Ky kompleks të jep mundësinë që të aktivizohen të gjithë nxënësit në sporte të ndryshme. Si gjithmonë, pjesa më e pëlqyer ishte kampionati i futbollit për djem dhe ai i volejbollit për vajza. Të gjithë nxënësit e tjerë kishin mundësi të praktikonin shumë sporte të tjerë, si: frisbee, badminton, tenis, litarë vetjak, litarë në grup, ecje në ekuilibër në litarë, basketboll, shah, ushtrime në paralele dhe shumë lojëra të tjera zbavitëse. Në fund të ditës sportive u zhvillua edhe një ndeshje volejbolli ndërmjet mësuesve dhe nxënësve, ku përveç anës sportive, kjo ndeshje forcon më shumë marrëdhënien midis mësuesve dhe nxënësve.
Nefail Zhejani dhe Ana Gjelaj Foto: Maria Hönigsberger.

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”