Dita e hapur në shkollën austriake Shkodër

LajmComments Off on Dita e hapur në shkollën austriake Shkodër


Është tashmë një traditë në shkollë që tonë një herë në vit të ftojmë nxënës, prindër dhe kompani të ndryshme në shkollë. Kështu mund vizitohen orët e ndryshme mësimore, të shihen nga afër projektet e nxënësve tanë, të merren informacione rreth drejtimeve teknike dhe rreth perspektivave pas diplomimit.
Në të njëjtën kohë, u prezantuan tezat e diplomës, të cilat janë një pasqyrë e dijes së të diplomuarve tanë.

Këtë vit gjithashtu ne përshendetëm vizitorë të shumtë. Një nder i veçantë ishte vizita e Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, ambasadorit të Austrisë në Shqipëri.z.Dr. Johann Sattler, konsullit të nderit z. Gjergj Leqejza dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe të DAR Shkodër. Në fjalët e tij, Sattler theksoi rëndësinë që nxënësit e shkollës austriake kanë si njohës të të dy kulturave. Z. Meta nënvizoi në fjalët e tij se Shkolla Austriake po jep një kontribut të madh për të çuar Shqipërinë drejt Europës. Ai vlerësoi shkollën tonë si një shembull veçanërisht të suksesshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Presidenti dhe Ambasadori, së bashku me Drejtorin e Shkollës, i dorëzuan z. Ehad Kraja një certifikatë të veçantë. Ai është i diplomuari i parë i Shkollës Austriake Shkodër që merr titullin inxhinier. Ne jemi shumë krenarë për inxhinierin tonë të ri!

Përveç kësaj, u përgëzuan të dy nxënëset Samela Lulaj dhe Gjystina Ndou, të cilat ja dolën deri në finale me tezën e tyre të diplomës në konkursin më të rëndësishëm të shkollave austriake teknike ,”Jugend innovativ”. Ne u urojmë atyre shumë sukses nëfinale, por ju jeni tashmë krenaria e shkollave austriake jashtë vendit dhe veçanërisht i Shkollës sonë austriake.

Falënderojmë nxënësit e klasave të treta, të cilët u morën me organizimin e aktivitetit dhe të gjithë nxënësit dhe kolegët e tjerë, të cilët kontribuan për suksesin e kësaj dite.

Tekst: Brilanda Fishta
Fotografitë: Florian Offner, Rubin Bushati dhe Alesio Pjetrani

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”