Dita e dytë sportive

LajmComments Off on Dita e dytë sportive


Më 13 qershor, për herë të dytë në këtë vit shkollor, u zhvillua një ditë sportive në qendrën sportive “Zmijani”, e cila si gjithmonë u organizua nga mësuesit e edukimit fizik Ana Gjelaj dhe Nefail Zhejani.
Në program kishte përsëri një ndeshje emocionuese të futbollit për djemtë dhe një ndeshje volejbolli për vajzat.
Por u praktikuan gjithashtu shumë sporte të tjera. Disa mësues luajtën me nxënës basketboll. Nxënës të interesuar përsëri testuan aftësinë e tyre të mbajtjes së ekuilibrit në dy slacklines. Gjithashtu në program ishin Frisbee, kërcim me litar, tenis, badminton dhe ushtrime me ekuilbrin në pajisjet ekzistuese.
Të aposionuarit e sportit të inteligjencës, së shahut, patën gjithashtu momentet e tyre.
Të ushtruarit e sportit së bashku ishte përsëri një sukses i madh.
Shumë faleminderit Ana Gjelaj dhe Nefail Zhejani për organizimin.

Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”