Festa e 7 dhe 8 Marsit në shkollën tonë

LajmComments Off on Festa e 7 dhe 8 Marsit në shkollën tonë

Me rastin e festave të 7-8 Marsit, në Shkollën Austriake “Peter Mahringer” u organizua një aktivitet nën drejtimin e mësueseve Brunilda Kapcari dhe Irma Memcaj (Dashi). Në aktivitet morën pjesë nxënësit e klasave të 8-ta, 9-ta dhe të 10-ta. Këngët dhe vallet e interpretuara ishin përzgjedhur me shumë kujdes, duke vleresuar dy figura kaq të rëndësishme siç është ajo e Nënës dhe e Mësueses. Këto interpretime emocionuan të gjithë mësuesit pjesëmarrës dhe nxënësit gjithashtu. Gjatë shfaqjes u shpërndanë edhe disa çmime për pjesëmarrësit në konkursin e fjalës artistike dhe pikturës nga klasat e 8-ta dhe te 9-ta, me qëllim që të stimulohej pjesëmarrja e tyre dhe respekti që treguan ndaj këtij konkursi tashmë të bërë traditë. Nuk munguan dhe fjalët përshëndetëse të drejtorit të shkollës Joseph Fasching dhe të nëndrejtoreshës znj. Sidita Bazhdari, të cilët përgëzuan organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Dhe në fund urime dhe lule për mësuesit dhe mësueset e shkollës në nder të punës së palodhur që ata bëjnë. Falenderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës.
GËZUAR FESTËN E 7-8 MARSIT!
Tekst: Irma Memcaj Dashi dhe Brunilda Kapcari
Foto: Marsel Gjoka, Fasli Ademi

Festa e gruas 2017

Në Shqipëri nuk protestohet në Ditën e Gruas, por festohet. Dhe kështu e festuan këtë ditë mësueset dhe nxënëset e klasave të pesta të shkollës sonë së bashku me zonjat Elira Smakaj dhe Frida Kopliku nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Shkodër.
Mag. R. Schempf-Morawetz dhe Sidita Bazhdari

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”