Austria Schulnetzwerk

Dita e luleve në Shkodër

LajmComments Off on Dita e luleve në Shkodër

Ngjyrave dhe aktiviteteve të festës së luleve më 6 maj, e cila është bërë traditë tashmë në qytetin tonë, iu bashkua edhe shkolla “Peter Mahringer”. Nxënësit e klasës 8B, nën kujdesin e mësueses kujdestare Brunilda Kapçari dhe mësueses së gjuhës gjermane Mikela Lekaj, morën pjesë në aktivitetin e organizuar me këtë rast. Me veçantinë e veshjeve tradicionale dhe me lule ndër duar u bënë pjesë e paradës tradicionale të shkollave 9- vjeçare të qytetit dhe performuan në skenë duke shoqëruar me kërcim nxënësen e vitit të 2A Arselinda Sheqeri, e cila këndoi duke përshendetur të pranishmit me zërin e mrekullueshëm.

Brunilda Kapçari
Mësuese Kujdestare 8B

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”