Vizita e ambasadorit dhe e gazetarëve shqiptarë në shkollë

LajmComments Off on Vizita e ambasadorit dhe e gazetarëve shqiptarë në shkollë


Më 6 prill, ambasadori austriak në Shqipëri, Dr. Johann Sattler vizitoi shkollën tonë së bashku me Konsullin e Nderit austriak në Shkodër Z. Leqejza dhe përfaqësuesit e Agjensisë Austriake për Zhvillim z. Mag Habertheuer dhe znj. Etleva Kikina. Ai ishte i shoqëruar nga ekipe të shumta televizive dhe gazetarë nga mediat e shkruara dhe në internet.
Për shkollën tonë kjo vizitë ishte një nder i madh, por edhe një sfidë. Nxënësit prezantuan shkollën, një grup nxënësish të shkolës 9-vjeçare recitoi një poezi kurse në sallë u zhvillua një performancë e nxënësve të shkollës së mesme. Grupi i “Botball” tërhoqi vëmendje të madhe me robotët e tyre. Shfrytëzojmë këtë rast tu urojmë gjithë të mirat gjatë pjesëmarrjes në konkursin ndërkombëtarë të robotikës në Sofje, ku do të përfaqësojnë shkollën tonë dhe Shqipërinë.

Mag. Josef Fasching
Drejtor i shkollës

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”