Aktiviteti i shkollës me rastin e festës kombëtare të Austrisë

LajmComments Off on Aktiviteti i shkollës me rastin e festës kombëtare të Austrisë


Si çdo vit, edhe këtë vit u zhvillua një aktivitet me rastin e “Ditës Kombëtare të Austrisë”, ku morën pjesë drejtoria, të gjithë mësuesit dhe të gjithë nxënësit. Veçanërisht ishte e rëndësishme pjesëmarrja e Konsullit të Nderit të Republikës së Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza dhe drejtoreshës së “Bibliotekës Austriake” në Shkodër, Oriona Zylja (Kraja).
Në fillim të programit ishte himni kombëtar austriak, i kënduar nga Anamaria Shala nga klasa e 7A, Mejba Kadija nga klasa 9A dhe Ana Bushgjokaj nga klasa 2B. Më pas, drejtori i shkollës, z. Mag. Josef Fasching dhe nëndrejtoresha, znj. Sidita Bazhdari, përshëndetën këtë aktivitet me disa fjalë. Kjo u pasua nga një shfaqje muzikore nga nxënësit e klasave të 7-ta dhe 8-ta nën drejtimin e znj. Marilda Shala. Më pas, Jursi Temali nga klasa 8B recitoi një poezi. Anida Borshi dhe Sara Kumanova nga klasa 3B kërcyen një valle popullore austriake, koreografinë e së cilës e kishin krijuar vetë. Më pas Edona Zefi, nga klasa 8B, na kënaqi në violinë, me koncertin në A minor nga Antonio Vivaldi. Si pikë tjetër në program, znj. Maria Hönigsberger dhe znj. Eva Kailbauer zhvilluan një pyetësor rreth Austrisë me nxënës të shkollës të mesme, duke i ftuar të gjithë të pranishmit që të bashkoheshin. Me Arselinda Sheqeri nga klasa 3A, Bekim Toskaj nga klasa 5B dhe znj. Margit Brückner, u përmbyll ky aktivitet në mënyrë muzikore.
Së fundi, falënderoj organizatorët: znj. Brilanda Fishta për përkthimin, z. Ehad Kraja për teknikën dhe të gjithë protagonistët që ndihmuan në këtë aktivitet të suksesshëm.
Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz
Foto: Aldo Sheldija dhe Manfred Tagini

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”