Aktivitet letrar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër

LajmComments Off on Aktivitet letrar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër


Më datë 25 Maj, në ambientet e bibliotekës së shkollës sonë, u zhvillua aktiviteti tematiko – letrar me titull « Erdhme ». Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Shkodër si dhe u organizua nën kujdesin e veçantë të aktorëve të teatrit Migjeni: znj. Raimonda Marku dhe z. Agron Dizdari. U fol për Martirin e Parë të Demokracisë, Qemal Draçinin dhe krijimtarinë e tij, të mbushur me emocione drithëruese. Shkrime, shpesh herë të shkruara në vrimën e një burgu. Si për ironi të fatit, sikur edhe vetë autori ta ndiente, nga sistemi i asaj kohe, ai u detyrua të largohet nga kjo botë në moshën 25 vjeçare. Autori « erdhi » tek ne dhe nxënësit, me interpretimet e tyre të bukura, « erdhën » të përcillnin mesazhin e tij.
Falenderojmë nxënësit pjesëmarrës: Iris Sakej, Juela Anamali, Eridona Biba, Samet Rraboshta, Antonela Marku, Iris Haxhija, Ambra Muça, Alesio Pjetrani, Burona Osja, Samanta Preka, Drian Hoxha Braian Plaku dhe Enis Gruda.
Falënderojmë drejtorinë e shkollës, z. Josef Fasching dhe znj. Sidita Bazhdari për mbështetjen dhe po ashtu mësueset e Gjuhës dhe Letërsisë, që realizuan zhvillimin e këtij aktiviteti : Irma Dashi, Brunilda Kapçari dhe Benardina Shahini.

Teksti: Benardina Shahini

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”