9ax viziton shkollën e romëve „Beato Zeferino“

Ditën e martë, më 17.11.2015 klasa 9ax vizitoi së bashku me mësuesin e gjermanishtes, Markus Offner, gjatë një projekti jashtë mësimit shkollën e romëve „Beato Zeferino“. Me këtë rast shkollës iu dhurua dhe një shumë parash , të cilën e kishte mbledhur stafi mësimor i shkollës austriake në fillim të vitit shkollor. Nxënëset dhe nxënësit tanë shfrytëzuan këtë vizitë për të bërë një intervistë me drejtoreshën e shkollës, Havajana Tabaku, dhe me Pater Gjon, përfaqësues nga urdhri i kapuçinëve, i cili e mbështet shkollën prej shumë vitesh. Përveç kësaj nxënësit tanë biseduan me fëmijët e komunitetit rom, me qëllim që të merrnin informacione për projektin që po punojnë.

Markus Offner, 19.11.2015

 

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”