Kompetenca

Maturantët zotërojnë një formim të përgjithshëm të qëndrueshëm dhe formim të thellë ekonomik dhe të IT-së, të lidhur me kompetencat profesionale të domosdoshme për teknikët e elektronizimit të të dhënave. Ato mund të instalojnë dhe riparojnë rrjete dhe sisteme kompjuterash sipas kritereve të përcaktuara, të instalojnë dhe të përdorin produkte të Software (Office) të

 kujdesen për Hard- dhe Software si dhe të ofrojnë të paktën First Level User Support– përgatitjave e përdoruesve të nivelit të parë.

Ato do jenë të përgatitur me kompetencat të mira në gjuhë të huaja për një treg pune europian.

Ato do jenë të formuar mirë në menaxhimin e projekteve dhe do të kenë njohuritë bazë për një formim të mëtejshem vetjak.

Ato do të përkrahen në fushën personale në rrugën drejt pavarësisë me anë të teorive dhe praktikës në njohuri ekonomike të firmave si dhe kompetencave të fituara.

Mundësi profesionale

 

Shkolla Austriake përçon përveç një formim të përgjithshëm thelbësor edhe një formim profesional fillestar dhe aftëson përmes kesaj maturantët e saj në ushtrimin e një profesioni më të lartë në fushën teknike profesionale të ekonomisë.Akreditimi i kualifikimeve profesionale për Austrinë mundësohet nga organet përkatëse austriake në bazë të legjislacionit përkatës.

Absolventët përfitojnë jo vetëm një formim profesional por aftësohen edhe për shkollë të lartë dhe me këtë një kualifikim të dyfishtë.Përveç kësaj në një studim të mëtejshëm të një shkolle të lartë profesionale, lëndët përkatëse të njohurive të përvetësuara do të njihen, çfarë mund të ndihmojë në shkurtimin e kohës së studimeve.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”