Ne jemi një institucion arsimor, i cili përmes një bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Mesme për Teknologji Informacioni, Peter-Mahringer në Shkodër, ofron përgatitjen sa më të mirë të mundur për përfundimin e shkollës 9- vjeçare dhe kalimin në shkollën e mesme.
Profili jonë shkollor ofron
Shkolla Peter Mahringer në Shkodër – Shkolla 9-vjeçare ofron kushtet më të mira për përgatitjen për Shkollën e Mesme për Teknologji Informacioni, në të cilën ofrohet formimi i specialistëve, në veçanti në fushën Teknologjisë së Informacionit. Ky është një institucion arsimor jo vetëm për Shqipërinë, por është një institucion arsimor që është i hapur edhe për nxënës dhe nxënëse të vendeve fqinje dhe i cili ofron një arsimim në nivel ndërkombëtar dhe në ambjente moderne. Një vëmendje të veçantë ka kompetenca gjuhësore, shkëmbimi ndërkulturor dhe përdorimi i mediave sipas metodikës së fundit.
Shkolla Austriake Shkodër– Shkolla 9-vjeçare është një vend takimi. Kontaktet ruhen me njerëz nga kultura dhe gjuhë të ndryshme. Mësimi bëhet përmes mësuesave austriakë dhe mësuesave të vendit mik.
Shkolla jonë ofron përveç përfundimit të klasës së 9 të Shkollës 9- vjeçare, i cili i jep të drejtë secilit nxënës të vazhdojë më tej në çdo shkollë tjetër, në një njëjtën kohë klasa e 9 shërben si përgatitje për Shkollën e Mesme për Teknologji Informacioni me një fokus në përvetësimin e Gjuhës Gjermane, e cila mbulon rrteh një të tretën e kohës së përgjithshme të mësimit. Përkrah saj përçohen edhe njohuri të thelluara të Gjuhës Angleze.
Mësimi duhet të zgjojë tek nxënësit një mirëkuptim në lidhje me politikën/ekonominë/kulturën në Shqipëri dhe në Austri. Përmes mundësisë së krahasimit nxënësit dhe nxënëset duhet të bëhen nga një njëra anë më të vetëdijshëm për identitetin e vet kulturor dhe kështu të përvetësojnë një kompetenc më të lartë ndërkulturore. Një rëndësi e veçantë i kushtohet përveç formimit profesional edhe edukimit social dhe formimit të personalitetit. Një princip thelbësor në këtë mes është demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Ne vlerësojmë sensibilizimin ndërkulturor, projektet, veprimtarinë vetjake, mësimin e gjuhës nga të huaj ( native speaker) si dhe mbështetjen indiviaduale përmes mësimit në grupe të vogla.
Ne i vëmë vetes si detyrë të bëjmë një ofertë sa më bashkëkohore në përmbajtjen lëndore. Pikat tona kyçe japin garanci, që përgatitja jonë arsimore i përgjigjet kërkesave të një shoqërie shqiptare që ndryshon me shpejtësi.
Ne jemi një institucion arsimimi, që në bashkëpunim të ngushtë me ekonominë, transmeton kompetencat më të mira të mundshme në mënyrë moderne dhe duke përdorur mjete të fjalës së fundit të shkences dhe teknologjisë.
Profili yne mësimor ofron:
Entrepreneurship (sipwrmarrja) në inxhinieri është pjesë e integruar përbërëse e arsimimit tonë.
Në këtë kontekst mësohen kompetenca të rëndësishme në lidhje me bizneset, të cilat janë gjithnjë aktuale në ekonomi dhe teknikë.
Shkolla „Peter Mahringer“ për Teknologji Informacioni në Shkodër, ofron kushtet më të mira për arsmimin e forcave profesionale, vecanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit. Ajo është një qendër arsimimi profesional jo vetëm për Shqiperinë, por është e hapur edhe kundrejt nxënësve të vëndëve fqinje. Ajo ofron arsimim në një nivel të lartë ndërkombëtar dhe kushte moderne.
Kompetencës gjuhësore dhe shkëmbimit ndërkuluturor u jepet vecanërisht rëndësi.
Shkolla Austriake në Shkodër si institucion arsimor parauniversitar për teknologjine e informacionit shërben njëkohësisht edhe si tempull i takimit të njerëzve nga kultura dhe gjuhe të ndryshme. Mësimi zhvillohet nga mësues/e autriake, vendas dhe nga specialiste nga vende të tjera.
Shkolla jone ofron arsimim, që bazohet në një program mësimor austriak dhe që njihet si në Shqiperi ashtu edhe në Austri. Ofron arsimim me prioritet teknologjinë e informacionit dhe gjuhën. Transmetimi i gjermanishtes dhe shqipes qendrojnë në të njëjtin nivel rëndësie përkrah njëra tjetrës. Këtyre u bashkangjitet edhe transmetimi i njohurive të thelluara të gjuhës angleze.
Mësimdhenia zgjon tek nxënësit të kuptuarit e politikës, ekonomisë, kulturës në Shqipëri dhe në Austri para sfondit të integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane dhe ndërkombëtare. Nëpërmjet krahasimit, nxënësit ndërgjegjësohen më tepër në lidhje me identitetin e tyre kulturor, dhe nga ana tjeter perceptojnë pozicionet e ndryshme duke përfituar një kompetencë të lartë kulturore. Përvec arsimimit profesional, rëndësi të vecantë i jepet edukimit dhe formimit të personalitetit. Një parim themelor është ketu edukimi për demokraci dhe respekt kundrejt të drejtave njerëzore.
Përtej programit mësimor ne ofrojmë mundësinë për kualifikime të tjera të njohura në rrafsh ndërkombëtar. Ne u vëmë rëndësi shkëmbimeve ndërkulturore në formën e qëndrimeve jashtë vendit dhe mundësive të takimit me nxënës nga vënde të tjera, mundësi praktike, mësim në gjuhën gjermane, mësim gjuhe me mësues të gjuhes amtare si dhe mësim në grupe të vogla.
Ne marrim përsiper t`i ofrojmë përmbajtjet mësimore brënda një afati të arsyeshëm kohor. Prioritetet tona kundrejt teknologjive moderne te komunikimit dhe informacionit ofrojne garancinë, se arsimimi jonë i përgjigjet sfidave të një tregu pune që po përhapet me shpejtësi.