Austria Schulnetzwerk

Rreth nesh

Synimet

Formimi i përgjithshëm

Shkolla ndërmjetëson një formim të përgjithshëm, që përkon me kërkesat bashkëkohore, me fokus në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Përfundimi i shkollave të mesme të larta me formim të përgjithshëm mundëson ndjekjen e studimeve universitare si në vendin mikpritës, ashtu edhe në Austri.

Gjuha

Gjuha është mjet i komunikimit, mbartës i kulturës dhe mjet i përvetësimit të dijes. Prandaj mësimi zhvillohet kryesisht në gjuhën gjermanisht me elemente dygjuhësore, pra edhe të gjuhës së vendit mikpritës.
Transmetimi i gjuhës gjermane dhe asaj vendase rrjedh në mënyrë të barabartë. Mësimi i gjuhës vendase është i detyruar si për nxënësit austriakë, ashtu edhe për të tjerët. Kësaj i shtohet ndërmjetësimi i dijeve edhe në një gjuhë të huaj shtesë.

Identiteti

Mësimi zgjon tek nxënësit të kuptuarit e politikës,ekonomisë, kulturës në Austri dhe për vendin mikpritës, e gjitha kjo nën një sfond ndërkombëtar. Pas krahasimit, nxënësit kanë mundësi nga njëra anë të kenë një vetëdije kombëtare dhe kulturore me të theksuar të identitetit të tyre dhe nga ana tjetër mësojnë të perceptojnë pozicione të ndryshme, duke zgjeruar aftësinë e tyre ndërkulturore. Një parim themelor këtu është edukimi për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Soziale

Shkollat austriake nëpër botë i japin një rëndësi të veçantë edukimit shoqëror, i cili parandalon edhe rrezikun, që nxënësit e një shkolle unike, të formojnë grupe të mbyllura. Kësaj i shtohet edhe angazhimi shoqëror në vendi mikpritës.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”