About us

Përshkrim i përgjithshëm

Shkollat austriake jashtë shteti janë shkolla, ku takohen arsimi, kulturat, gjuhët dhe njerëzit. Ato janë të hapura për fëmijët e vendeve mikpritëse, për austriakët dhe per të tjerët. Ato paraqesin një lidhje të pandarë midis elementeve thelbësore të botës shkollore austriake me atë të vendit mikpritës.
Mësimi jepet nga mësues/e austriake, nga mësues/e të vendit mikpritës dhe nga mësues/e të vendeve të tjera.
Kërkesat të nxënësit janë të larta, duke qënë se maturat në këto shkolla janë të barazvlefshme me maturat në shkollat austriake.
Pjesa më e madhe e të diplomuarve pasi mbarojnë shkollën ( më se shumti shkollen në vendin e lindjes apo në Austri) janë të angazhuar në pozicione të rëndesishme ekonomike, kulturore dhe sociale në vëndin e tyre të lindjes si edhe jashtë tij . Përmes formimit të tyre shkollor të gjithanshëm, ata mund të japin një kontribut të rëndësishëm në marrëdheniet midis Austrisë dhe vendit mikpritës.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”